
Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 u lëshuan në hapësirë në fillim të janarit. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, parashtroi synimin e këtij projekti dhe rezultatet e para të tij.
“Shqipëria është bërë vendi i dytë në rajon pas Sllovenisë që ka kostelacionin e saj të satelitëve në hapësirë, duke u bërë pjesë e ekonomisë së re të hapësirës, duke zhvilluar përfshirjen e saj në komunitetin hapësinor përmes shfrytëzimit të fuqisë së imazheve satelitore me rezolucion të lartë, që mundësojnë realizimin e ambicieve tona ambicien tonë si vend anëtar i NATO-s. Nëpërmjet KAS, pushtetit qendror dhe lokal u jepet mundësia të menaxhojnë informacione imazherike të mbledhura nga kjo flotë satelitësh mbi një zonë të caktuar interesi dhe të zhvillojnë një program imazhi me frekuencë rezolucioni dhe kosto efektive. Vendit do t’i mundësohet adresimi i çështjeve urgjente si menaxhimi i bujqësisë, aktivitetet e ndërtimit të paligjshëm, monitorimin e përmbytjeve dhe zjarreve si për llogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga këto forca madhore. Por do të kemi edhe monitorim mjedisor përmes imazheve me cilësi të lartë dhe kapacitet në të gjithë vendin. Një ekip ekspertësh kanë nisur trajnimin për përdorimin e teknologjive të avancuara për përpunimin dhe analizimin e imazheve satelitore”. (A2 Televizion)