Rekordi historik, temperatura mesatare globale arrin në 17 gradë celsius

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 10:12 | Aktualitet
Rekordi historik, temperatura mesatare globale arrin në 17 gradë

Temperatura mesatare globale arriti të hënën e 3 korrikut, në rekordin e 17 gradë celsius, për herë të parë në histori.

Kjo temperaturë, sipas kërkuesve amerikane, është rekordi më i ri që nga shekulli i 19, kur nisi të matej temperatura globale.

Shkencëtarët besojnë se një kombinim i ngjarjeve të tilla të motit si fenomeni El Nino dhe dora e njeriut, si emetimi i dyoksidit të karbonit, janë nxitësit kryesor të këtij të nxehti.

Po ashtu, edhe qershori, u konfirmua si muaji më i nxehtë në histori. Sa i përket 3 korrikut, që tashmë mban titullin dita më e nxehtë në botë, theu rekordin e mëparshëm prej 16.92 gradë celsius, të regjistruar në gusht të 2016. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos