Përplasen një autokombajnë dhe një kamion, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Seman

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 11:51 | Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës në aksin Fier-Seman ku një autokombanjë është përplasur me një kamion.

Për pasojë, qarkullimi në këtë aks rrugor është bllokuar për 1 km.

Mungesa e sinjalistikës dhe rruga e ngushtë që nuk lejon shkëmbimin e mjeteve të tonazhit të rëndë ka sjellë edhe këtë aksident, i cili ka rezultuar pa pasoja apo të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit dhe ajo e rendit pasi është krijuar kaos në trafik, në të dyja kahet e rrugës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos