Largohet Bill Clinton: Ishte e jashtëzakonshme, nuk doja të ikja sot

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 13:33 | Aktualitet

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, është larguar pas pritjes që iu bë të hënën në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në mediat e tij sociale një foto nga përshëndetja e tyre përpara se presidenti i 42-të i SHBA-së të hipte në avion.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju-Jorkut është West Albania”, citohet të jetë shprehur Clinton.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, u vlerësua nga kryeministri Rama me yllin e mirënjohjes për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës.

Vetë Clinton i çoi mesazh Albin Kurtit nga kryeqyteti i Shqipërisë që të bëjë gjithçka që e vendos Kosovën në anën e duhur të Historisë.

Thirrje u bëri dhe serbëve që të marrin pjesë në votime. Te ftuar të posaçëm, që përforcuan rëndësinë e mesazheve në ceremoninë e djeshme ishin fëmijët e pasluftës me emrin Klinton. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/bill-clinton-dhe-lidhja-me-shqiptaret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos