
Prindërit apo kujdestarët që nxjerrin fëmijë të mitur për të kërkuar lëmoshë në rrugë apo për forma të tjera shfrytëzimi do të raportohen te organet përkatëse.
Njoftohet se policia Tiranë dhe Bashkia e kryeqytetit kanë ngritur disa grupe pune të cilët do të monitorojnë terrenin me qëllim identifikimin, vlerësimin e nevojave, dhënien e ndihmës apo referimin e rasteve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.
Kontrollet do të vijojnë gjatë verës. Plani i masave, siç njoftohet, ka si qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e keqtrajtimit dhe shfrytëzimit në situatë rruge si dhe dhënien e ndihmës apo referimin e rasteve në organet kompetente. (A2 Televizion)