Prokurori italian: Paratë e trafikut të drogës po pastrohen në Shqipëri e Itali

Nga A2 CNN
29 Janar 2019, 13:31 | Kronikë
Prokurori italian: Paratë e trafikut të drogës po pastrohen

Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho, deklaroi se kriminaliteti shqiptar është specializuar në trafikun e drogës dhe ka bashkëpunim të ngushtë mes Adriatikut me atë italian.

“Krimi i organizuar shqiptar është i njohur për trafikimin e lëndëve narkotike. Kjo konfirmohet pa dyshim edhe nga hetime të shumta që zhvillohen jo vetëm në Itali, por edhe në vende të tjerë të Europës. Mjafton të mendoni se thuajse të gjitha njësitë antimafia në Itali kanë hetime për lëndët narkotike ku janë të përfshirë edhe shqiptarët”, tha De Raho.

Ai shtoi se paratë e këtij biznesi të paligjshëm pastrohen në Itali dhe Shqipëri. “Trafiku i lëndëve narkotike iu mundëson organizatave kriminale të ardhura të shumta të cilat riinvestohen po në këtë treg, ndërsa pjesa tjetër, që është edhe më e madhe, në pastrim parash”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos