“Kolumbia e Europës”, kështu e konsideron Shqipërinë prestigjiozja britanike “The Independent”, në një investigim të kryer për trafikun e drogës.
Gazeta britanike thekson se Shqipëria është kthyer jo në hambarin e vetëm të kultivimit të kanabisit, por edhe trafikut të drogave të forta. “Gjithçka nisi kur qeveria vendosi të luftojë plantacionet e kanabisit në Lazarat. Kjo bëri që trafikantët të zgjerojnë fushën duke trafikuar jo vetëm kanabis, por edhe kokainë dhe heroinë. Vetëm tregtia e kanabisit në një vit gjeneron 4 miliardë euro, sa gjysma e PBB të Shqipërisë”, shkruan gazetari Borzou Daragahi.
Në investigimi nënvizohet fakti se trafiku i drogës ka të përfshirë persona, që nga ish-kryetarët e komunave e deri tek ministrat në qeveri. Ky implikim sipas medias britanike i jep “forcë” këtij aktiviteti nga njëra anë dhe nga ana tjetër siguron mbrojtjen prej arrestimeve. (A2 Televizion)