
Kosova ka regjistruar 6 viktima krahasuar me 9 vdekje, që ishte një ditë më parë.
Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se nga 1683 testime, janë konfirmuar 320 infeksione të reja. Qyteti më i prekur mbetet Prishtina, e cila në 24 orët e fundit regjistroi 115 raste pozitive.
Sipas autoriteteve shëndetësorë në Kosovë, nga nisja e pandemisë, vendi ka regjistruar një total prej afro 57 mijë rastesh pozitive.
Prej tyre janë shëruar afro 50 mijë pacientë, kanë humbur jetën 1426 persona, ndërsa mbeten aktive 5324 infeksione. (A2 Televizion)