Kurti reagon për vendimin e KQZ: Institucionet e shtetit të ndjekin vullnetin e popullit

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 19:30 | Kosova
Kurti reagon për vendimin e KQZ: Institucionet e shtetit të ndjekin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, reagoi për mundësinë e hequr për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në një prononcim të shkurtër, ai tha se “se institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijesuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”.

“Ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshim besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit. Ju e dini se unë jam kryesues i listës me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes”, u shpreh kandidati për kryeministër.

Ndërkohë, ekspertët kushtetues në Kosovë kanë paralajmëruar prej kohësh se Kurti mund të privohej nga e drejta për të kandiduar në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.

Kreu i Vetëvendosjes ka një dënim me kusht brenda 3 viteve të fundit dhe kjo përbën pengesë ligjore për të. Ai është dënuar për shkak të hedhjes së gazit lotësjellës në Kuvend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos