
Kosova ka shënuar një rritje të vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Kështu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi nga 1729 testime, janë konfirmuar 294 infeksione të reja. Ndërkaq, janë regjistruar dhe 9 viktima krahasuar me 1 vdekje, që ishte një ditë më parë.
Sipas autoriteteve shëndetësorë në Kosovë, nga nisja e pandemisë, vendi ka regjistruar një total prej mbi 56 mijë rastesh pozitive. Prej tyre janë shëruar afro 59 mijë pacientë, kanë humbur jetën 1420 persona, ndërsa mbeten aktive 5279 infeksione.
Vatra më e nxehtë ka qenë gjithnjë Prishtina, e cila në 24 orët e fundit regjistroi 101 raste të konfirmuara pozitive. (A2 Televizion)