80 milionë dollarë në flakë, avioni luftarak rrëzohet në bazën ajrore

Nga A2 CNN
20 Tetor 2022, 13:19 | Bota

Një avion i forcave ajrore amerikane është rrëzuar në bazën “Hill” në Jutah (Utah). Avioni model F-35A Lightning II, u rrëzua të mërkurën në orën 06:15 me orën lokale, por fatmirësisht piloti shpëtoi duke u hedhur me parashutë, ndërsa pas përplasjes nuk pati viktima apo të lënduar në tokë.

“Ne të gjithë e kemi marrë parasysh rrezikun kur fluturojmë me avionë të tillë dhe përpiqemi të minimizojmë sa më shumë pasojat për pilotin dhe njerëzit në tokë”, tha Koloneli Craig Andrle, komandant i njësisë luftarake 338, në një konferencë për mediat.

Banorët e zonave përreth panë avionin të rrëzohej, duke shkaktuar flakë që u përhapën për një sipërfaqe prej rreth 4 hektarësh.

Avioni i shkatërruar plotësisht ka një vlerë prej 80 milionë dollarësh. Sipas raportimeve, ai u rrëzua pak pasi ishte ngritur në fluturim. Shkaku i aksidentit po hetohet nga autoritetet. Por javën e kaluar, baza ajrore njoftoi se do të kryente një kurs rikuperimi pilotësh në rast aksidentesh dhe disa media lokale raportuan se do të përdoreshin avionët F-35A, të cilët ishin nxjerrë jashtë shërbimit. Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim që avioni është përplasur qëllimisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos