
Një sasi kokaine, rreth 50 gramë, është tentuar të futet në burgun e Kukësit këtë të mërkurë.
Policia bën të ditur se droga i është gjetur një 9-vjeçareje. “Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar si lëndë narkotike”, bën të ditur policia.
Mësohet se lënda narkotike u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9-vjeçare të të paraburgosurit G.I.
Për këtë rast, bëhet e ditur se është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria. (A2 Televizion)