
Atentati ndaj 33-vjeçarit Indrit Sadedinit në qytetin e Vlorës riktheu frikën e atentateve me eksploziv, që për hir të së vërtetës kishin vite që nuk aplikoheshin.
Rikthen friken sepse organizmi i një atentati të tillë kërkon angazhimin e me shumë personave dhe saktësi në vendosjes dhe rrezen e shpërthimit të lëndës plasëse. Çka do të thotë që kemi të bëjmë me grupe që organizojnë atentate të tillë dhe jo me individë. Duke u rikthyer te ngjarja në fjalë, policia e Vlorës ka arritur të mbledhë disa të dhëna, që sipas burimeve, e kane ndihmuar te rindërtoj dinamikën e atentatit dhe personave të dyshuar.
Sipas këtyre burimeve, 33-vjeçari mund të jetë survejuar pothuajse që në fillim të muajit dhjetor për lëvizjet që bënte. Ndërsa në momentin e atentatit mendohet se kanë marrë pjesë më shumë se 3 persona.
Një që e ndiqte dhe jepte informacion dhe dy të tjerë në një automjet që kanë vendosur dhe aktivizuar shpërthimin në distancë. Nga këqyrja e kamerave filmike shikohet se nga sedilja e pasme e automjetit te autorëve të dyshuar, ka dalë një i ri i cili mbante një kapuç në kokë ka vendosur një pako në vendin ku më pas ndodhi shpërthimi.
Ata kanë vepruar sapo dera e garazhit është mbyllur dhe shënjestra Sadedinaj i është afruar bordurës së trotuarit. Pas shpërthimit, automjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja qetësisht. Ndërkohë, policia ka ndjekur nëpërmjet kamerave të sigurisë rrugën e përshkuar nga automjete i autorëve të dyshuar dhe ka arritur të mbledhë informacion, të cilin për momentin e cilëson si mjaft të rezervuar. Ndërsa shënjestra e këtij atentati, fatmirësisht i ka shpëtuar vdekjes, ndërsa nuk dihet nëse do të bashkëpunojë ose jo me policinë, pasi edhe herë të tjera ka qenë në shënjestër për t’u eliminuar, duke preferuar të ruhet me makina të blinduara se sa të bashkëpunojë me policinë. (A2 Televizion)