
Një i paraburgosur tenton të arratiset nga Spitali i burgut. Bledar Selmani ka tentuar që të dëmtojë një nga hekurat e qelisë.
Ai është konstatuar nga gardianët dhe është parandaluar në kohë.
39-vjeçari Bledar Selmani është i dyshuari kryesor si autori i ngjarjes së 21 gushtit, ku mbeti i vrarë 25-vjeçari, Xhuljano Bullari.
Vetë i akuzuari nuk ka pranuar autorësinë e vrasjes.
Sa i takon motiveve të vrasjes, ato ende nuk janë zyrtarizuar, por mendohet se pazaret në aktivitete të paligjshme janë shkaqet e kësaj vrasjeje. (A2 Televizion)