
Dy efektivë të Policisë Kufitarë kanë rënë në pranga pasi dyshohet se kanë lejuar të kalojë një shtetas të shpallur në kërkim.
Shërbimet e SHÇBA zbatuan vendimin e dhënë nga Gjykata e cila kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për n/Komisar B.D.,52 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë dhe inspektorin Ç.LL, 23 vjeç.
Këta punonjës policie në kundërshtim me detyrën kanë lejuar kalimin në këtë pikë kufitare të shtetasit A.Q., ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, duke dëmtuar interesat e hetimit penal ndaj tij. (A2 Televizion)