A do të përfundojë PD në gjykatë? Alibeaj: “Foltorja” nuk ka asnjë shans, do të rrëzoheshin të gjitha vendimet

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2021, 22:38 | Politikë
A do të përfundojë PD në gjykatë? Alibeaj:

“Sipas ligjit, janë vendimet që merren në rrugë zyrtare dhe procedurale. Ka vetëm një vulë dhe vetëm një sigël. Ka vetëm një autoritet, i cili jep autorizimin për ndryshimet eventuale në statutin e PD dhe ky është sekretari i partisë. Mund të bëjë edhe unë kërkesa, por gjëja e parë që duhet të shohë ligji është: A kanë ato në fund, i autorizuar nga sekretari i partisë”.

Kështu u shpreh Enkelejd Alibeaj, nënkryetar i PD, në një “Intervistë me Merita Haklaj” teksa u pyet nëse PD do të përfundojë gjykatë, ai u shpreh se Foltorja nuk ka asnjë mundësi pasi vendimet nuk janë marrë sipas ligjit.

“Më 11 dhjetor, ka pasur 7 vendimmarrje të pretenduara. U ndryshua statuti, u shkarkua kryesia, këshilli kombëtar, kryetarët e degëve, e fundit fare ishte shkarkimi i zotit Basha, e cila u bë me kuti, ky ishte pretendimi në fakt edhe pse u pa edhe në media që nuk ndodhi kështu. Nga këto vendime ku u shkri e gjithë partia, si matet shumica?

Ky grup nismëtar prej 5 personash, ka përdorur fatkeqësisht vula dhe firma të falsifikuara për të cilët ka edhe një kallëzim, si do të verifikohen këto firma me sy?

Sipas ligjit, në këtë rast, kur vijnë kërkesa nga duar të paautorizuara ato refuzohen, por jo vetëm kaq, personi që bën kërkesë abuzive gjobitet”, tha Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos