
I pyetur nga gazetarët nëse i trembet rikthimit të Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha u përgjigj se agjendën e ish-kryedemokratit e bën Edi Rama. Në deklaratën për mediat, jashtë parlamentit, Berisha tha se nuk ka asnjë interes për të.
“Çfarë më tremb mua? Këtë e përdor Rama si do. Mos bëni shaka”, u përgjigj Berisha.
Insistimit të gazetarëve nëse është i gatshëm për një garë me Bashën në drejtimin e PD-së, Berisha tha: “Të pyesë Ramën. Ai bën çfarë i thotë Rama. Mos më pyesni mua për agjendën e tij, agjendën e tij e shkruan Rama. Çfarë kërkoni nga unë, atij agjendën ia bën Rama. Ç’të dojë të bëjë asnjë interes nuk kam”.
Një ditë më parë, Lulzim Basha u shfaq me një grup të rinjsh, një aktivitet që u pa si një sinjal i rikthimit të tij në fushatë për garën e kreut të PD-së, ku prezantoi një platformë të bazuar në 3 shtylla kryesore.
I pyetur për votat e marra nga PD-ja zyrtare, ai tha se ato janë votat të tij dhe jo të atyre që e përfaqësonin logon.
“Ajo është vota e Berishës, është logoja që iu mor Berishës”, tha ai. (A2 Televizion)