Ende pas hekurave, KQZ i jep mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 12:13 | Politikë
Ende pas hekurave, KQZ i jep mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit

Fredi Beleri, i cili ndodhet pas hekurave, ka marrë sot  nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mandatin e kryebashkiakut.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë sot mandatet për 11 kryetarë të bashkive dhe ka miratuar shpërndarjen e mandateve për 12 këshilla bashkiakë.

Kujtojmë se Beleri arriti ta fitonte Bashkinë Himarë nga kundërshtari i tij politik, Jorgo Goro me një diferencë prej 19 votash.

Ndërkohë, Beleri dhe Pandeli Kokaveshi e kane ankimuar në Apel vendimin që i la ne "arrest në burg".

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dhe ish-anëtari i shtabit elektoral të tij, akuzohen nga SPAK për "korrupsion aktiv në zgjedhje". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/15/pas-hekurave-fredi-beleri-fiton-himaren/
https://a2news.com/video/skenaret-per-fredi-belerin-cfare-mund-tia-cenoje-mandatin-si-kryebashkiak-te-fituar-me-14-maj/
https://a2news.com/2023/05/17/fredi-beleri-ne-burg-i-shkojne-per-vizite-zyrtari-i-ministrise-se-jashtme-greke-dhe-ambasadorja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos