“Nuk kemi asnjë boshllëk”, Rama: Me politikën e re për pagat, largimet do të jenë të balancuara

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 11:40 | Politikë
“Nuk kemi asnjë boshllëk”, Rama: Me politikën e re

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga Shqipëria po largohen njerëz, por nuk ka asnjë boshllëk.

“Gjermania ka kaluar një ligj që i hap dyert punëtorëve nën 35 vjeç, të pakualifikuar. Kurrë më parë nuk ka ndodhur kjo. Kjo do të jetë tendenca në Evropën ku jetojmë. Përpjekja jonë është titanike për ta përballuar këtë situatë. Kënga “po ikin, po ikin, po ikin”, është turpi më i madh i kujtdo që e këndon nga pozitat e politikëbërësit. E para, sepse kjo nuk është arsye për luftë të brendshme dhe nuk është çështje që mund të zgjidhet më mirë nga një palë apo nga tjetra. Është impakti dramatik i globalizmit, që penetron deri në fshatin më të thellë ku ka celular. Të pretendosh që ai njeriu atje të presë zhvillimin gradual, ku 1 orë larg ka atë gjënë që shikon në celular, është e palogjikshme dhe qesharake. Qasja duhet të jetë krejt tjetër. Ne kemi largime, por asnjë boshllëk. Dhe me politikën që po bëjmë tani me pagat, do ta shikojmë shpejt që largimet do të jenë të balancuara dhe nuk do të kemi asnjë boshllëk. Përkundrazi, do të angazhojmë edhe mjekët jashtë vendit që të punojnë brenda vendit, pa pasur nevojë të jetojnë në këtë vend”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/25/rritja-e-pagave-rama-ngjitemi-ne-nivelin-e-larte-te-rajonit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos