All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Mjekja e Navalny-t luan në piano ndërsa policia i kontrollon banesën

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 08:44 | Bota
Mjekja e Navalny-t luan në piano ndërsa policia i kontrollon
All - Paragraf - 1

Anastasia Vasilyeva, mjekja personale e liderit opozitar rus Alexei Navalny, si dhe kryetarja e sindikatës së Aleancës së Mjekëve të Rusisë është ndaluar për 48 orë nga policia.

Kur policia shkoi për të kontrolluar shtëpinë e saj, për të disatën herë, u përball me një situatë të pazakontë, Anastasia i priti duke luajtur në piano Fur Elisa të Beethoven.

All - Paragraf - 3

Vasilyeva vazhdon të luajë, duke "mbytur" fjalët e një policie që e informon atë se duhet të dorëzojë të gjitha pajisjet e saj elektronike. Ajo më pas ndalon së luajturi dhe pyet nëse dikush do ta duartrokasë.

Vasilyeva, një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Navalnyt akuzohet se ka thyer rregullat e pandemisë dhe ka marrë pjesë në protestat kundër arrestimit të tij.

Ndërkaq, Navalny, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të presidentit Putin u dërgua në Gjermani në muajin gusht, pasi u helmua në një aeroport, në një akt që Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore e konsideruan një tentativë vrasje me një agjent nervor.

All - Paragraf - 6

Navalny akuzon Kremlinin dhe vetë Putin se qëndron prapa tentativës për t’i marrë jetën. Një akuzë që mbështetet nga një investigim gazetaresk, por që mohohet nga qeveria e Rusisë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=jdATH_LgCPw
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos