
Ky është teksti i ri abetares mbarëkombëtare që do të mësojnë fëmijët shqiptarë. Duke filluar nga ky vit shkollor, nxënësit e klasave të para në Shqipëri, në Kosovë dhe në të gjitha trevat shqipfolëse do të përdorin këtë abetare. Teksti dhe programi i ri i është produkt i marrëveshjes ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë.
Kjo nuk është abetarja e parë e përbashkët Shqipëri –Kosovë. Teksti i parë i njësuar u miratua 10 vite më parë, edhe ai nga një marrëveshje ndërqeveritare, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Po përse na duhej një tekst i ri i abetares kur e kishim një program të përbashkët? Ekspertë në ministrinë e Arsimit sqarojnë ndryshimet mes dy abetareve tyre.
Për miratimin dhe botimin e librit të ri u deshën më pak se 10 muaj kohë nga firmosja e marrëveshjes. Megjithatë, siç pohon drejtoresha e përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, përmirësimet në tekst do të bëhen pas vitit të parë të përdorimit të tij në shkollat shqipe. Ky do të jetë vit pilot gjatë të cilit abetarja e njësuar do t’u nënshtrohet kritikave dhe vlerësimit të mësuesve dhe prindërve. Në treg nuk do të ketë një abetare tjetër alternative dhe libri është falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin publik. (A2 Televizion)