





Kontingjenti i trupave shqiptare “komando” me mision në Pejë ka kaluar me sukses certifikimin “Fire Fobia”. Në fotot e publikuara online, ushtarët shihen teksa testohen për situata zjarri, me uniforma të posaçme.
Kontingjenti i 2-të me 30 efektivë nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) u nis për në Kosovë për të shërbyer si pjesë e misionit të KFOR më 23 gusht.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e vlerësoi këtë si një moment të veçantë për faktin se këta efektivë nisen në mision si përfaqësues të vendit në përpjekjet e Aleancës së NATO-s për t’i shërbyer sigurisë dhe paqes.
Ministri i Mbrojtjes theksoi mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë ndaj aspiratave të Kosovës, por vlerësoi edhe rritjen e pranisë së forcave të vendeve të Aleancës si pjesë e KFOR.
30 trupat e Kontingjentit të 2-të nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) do të shërbejnë në zonën e Pejës me kolegët e tyre italianë dhe kroatë. (A2 Televizion)