
Tabloided britanike i kanë bërë sot jehonë raportimeve se një futbollist i Premier Ligës dhe Kombëtares së Anglisë, pavarësisht se është i martuar, k pasur një lidhje paralele me një modele Instragrami.
MailOnline raporton se ka zbuluar se ylli i Premier Ligës përveç tradhëtisë ndaj bashkëshortes, ka paguar modelen 20,000 £ në mënyrë që ajo të heshtte dhe të abortonte, kur mësoi se kishte mbetur shtatëzënë me të.
Marrëdhënia e futbollistit me modelen nisi pasi ai i shkroi në Instagram, duke i shprehur pëlqëimin pasi kishte parë në internet fotot e saj.
Më pas ai e çoi bukuroshen influencere në një takim në një klub striptizmi në Londër përpara se të shkonte në një hotel për një natë të zjarrët e pasionante.
Disa takime të tjera ku ata kryen marrëdhënie seksuale ishin produkt i raportit mes tyre, madje duke përfshirë edhe një natë të kaluar së bashku hotel para ndeshjes së ekipit të tij.
Sipas raportimeve, futbollisti i bindi zyrtarët e sigurisë së ekipit që ajo të futej fshehurazi në dhomën e tij të gjumit.
Marrëdhënia mes lojtarit të martuar dhe influencueres së rrjeteve sociale, e cila ka më shumë se 100,000 ndjekës në Instagram filloi në janar të vitit 2019.
Takimi i tyre i parë u realizua më 16 janar, kur ai e çoi atë në klubin e striptizimit ‘Platinum Lace’ në sheshin Leicester të Londrës.
Ai doli me të dhe i shmangu paparacët. Ai gjithashtu e ftoi atë në shtëpinë e tij për seks kur gruaja dhe fëmijët nuk gjendeshin aty.
Por në fund të vitit 2021 ajo e telefonoi duke i thënë lojtarit se ishte shtatzënë dhe mbante fëmijën e tij.
“Më është dashur të braktis stërvitjet. U ndjeva keq, sëmurë”, besohet se i ka thënë ai vajzës bukuroshe.
E ndikuar prej tij modelja pranoi të realizonte abortin në një klinikë në Londër dhe ai dërgoi një mik ta shoqëronte dhe të sigurohej që procedura të kryhej ashtu siç ranë dakord.
Aborti ndodhi në janar të vitit të kaluar dhe çifti nuk u takuan më pas kësaj ngjarje. Por futbollisti i pagoi modeles shumë prej 20,000 £ në mars 2022 dhe ajo ra dakord të heshtte për këtë çështje.
“Ai është i martuar dhe ka fëmijë. Ndihej i frikësuar se si kjo do të ndikonte në familjen e tij nëse do të dilte në publik. Ai ka qenë i zgjuar duke e paguar atë pasi me këtë marrëveshje ajo nuk mund ta zbulojë kurrë emrin e tij”, tha një burim për Mail. (A2 Televizion)