
“Gladiatori” nuk ia del! Pasi siguroi ngjitjen në Bundesliga me Darmstad, mesfushori Klaus Gjasula ka pësuar një dëmtim fizik dhe do të mungojë në dy sfidat e kuqezinjve të teknikut Sylvinho përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Gjasula i është nënshtruar analizave mjekësore në ditët e fundit në bashkëpunim edhe me stafin mjekësor të Kombëtares.
Pas daljes së rezultateve dhe konsultave stafi mjekësor ka konkluduar se ai nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Lojtari do të nisë fazën e rikuperimit pranë klubit të Darmstad, ndërsa stafi teknik i Kombëtares nuk ka dhënë më shumë detaje për kohën që mesfushori do të mbetet jashtë fushave të blerta. (A2 Televizion)