
Një 55-vjeçar, banues në Bulgarec të Korçës, ka ndërruar jetë pasditen e sotme pasi u përplas nga një Benz.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq, rreth orës 19:10, sipas policisë.
Shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip Benz, ka aksidentuar shtetasin A. G., i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)