Afera e inceneratorëve, Këlliçi: Qeveria falsifikoi firmat, SPAK të veprojë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2022, 13:09 | Politikë
Afera e inceneratorëve, Këlliçi: Qeveria falsifikoi firmat,

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka bërë pjesë të asaj që e cilëson si afera e inceneratorëve edhe emrat e personave që nuk jetojnë më.

Deputeti Belind Këlliçi i bëri thirrje SPAK të vihet në lëvizje përpara këtyre fakteve të pakundërshtueshme.

“Firma e Gjyste Sermit është falsifikuar dhe përdorur në veprime antiligjore, dy herë kur ishte në prag të vdekjes, dhe tri herë pas vdekjes. Në emrin e saj, post mortem, qarkulluan 5.5 milionë euro. Në QKB janë bërë disa veprime nën firmën e saj, edhe pse statusi në gjendjen civile e shënonte si ‘e vdekur’.

Kjo është një histori makabre keqpërdorimi të emrit, nderit dhe varrit të një shqiptareje. Zhbërja dhe turpërimi i një tradite të lashtë. Partia Demokratike i dënon ashpërsisht përdhosësit, mashtruesit kronikë dhe hajdutët serialë të pasurisë publike. Ata kanë emra dhe portrete të ndryshëm, por që të gjithë gjallojnë nën hijen e Edi Ramës, ministrave dhe bandës së inceneratorëve. I bëjmë thirrje SPAK të dalë nga letargjia, të ndjekë paranë, dhe gjurma e tyre do ta çojë te porositësit e skemës”, deklaroi Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos