Afganët e parë mbërrijnë brenda kësaj jave në Shqipëri

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 15:04 | Aktualitet
Afganët e parë mbërrijnë brenda kësaj jave në

Një grup me 250 refugjatë afganë pritet të mbërrijnë në Shqipëri brenda kësaj jave, raporton Zëri i Amerikës, duke cituar burime diplomatike amerikane.

Sipas agjencisë së lajmeve bëhet fjalë për përkthyes dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan, të cilët do të transferohen së bashku me familjet e tyre.

https://youtu.be/aaC0IZGZ6BQ

Një prej anëtarëve të kabinetit Rama, është caktuar të merret me organizimin e të gjithë procesit të pritjes dhe akomodimit të afganëve, të cilët parashikohet të ndahen në disa grupe duke u strehuar në struktura të veçanta.

Shqipëria dje konfirmoi zyrtarisht se i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së qeverisë amerikane. Kryeministri Edi Rama shpjegoi se do të priten disa qindra persona, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët, siç theksoi ai, janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit.

Sot, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ndërsa ripostonte një Twitter të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, lidhur me qytetarët afganë që duan të largohen nga vendi i tyre, theksoi dhe një herë se Shqipëria është gati të presë disa qindra afganë, duke shtuar se “ne jemi krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/16/afganistani-ne-vitin-0-foto-nga-jeta-e-re-ne-kabul/

A2 CNN Livestream

Latest Videos