MILAN, ITALY - SEPTEMBER 20: Jennifer Lopez walks the runway at the Versace show during the Milan Fashion Week Spring/Summer 2020 on September 20, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Jacopo Raule/Getty Images)
Duket se dita e dasmës për Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po afrohet. Çifti ka organizuar në Los Anxhelos një darkë fejese zyrtare, edhe pse propozimi i ish-lojtarit të bejsbollit ka ndodhur që në mars. 50-vjeçarja mbante në gisht një unazë fejese me vlerë 4,5 milionë dollarë, që duket se ka qenë dhurata e Alex për bashkëshorten e ardhshme.
Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, Lopez madje ka zbuluar edhe personin që do ta shoqërojë në altar në ditën e shënuar, duke thënë se do të jetë i biri, 11-vjeçari Max, që do të ketë këtë nder. Ajo ka edhe një vajzë, Emma, gjithashtu 11 vjeç, me këngëtarin Marc Anthony.
Ndërsa për planet për martesë, JLo, e cila momentalisht po shikon suksesin e filmit të saj fundit “Hustlers”, tha se ende nuk është caktuar vendi. “Nuk po vendosim dot”, u shpreh ajo. (A2 Televizion)