Afron sfida me Spanjën, del formacioni zyrtar i Shqipërisë

Nga A2 CNN
26 Mars 2022, 19:19 | Futboll

Pak minuta tashmë nga sfida miqësore e Shqipërisë me Spanjën, është shpallur formacioni zyrtar i ndeshjes.  

Në portë rikthehet Berisha, ndërkohë që mbrojtja është ajo “Italiane” e përbërë nga Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli.

Mesfusha është pikëpyetja më e madhe e kuqezinjve, ku në krahët do të veprojnë veterani Hysaj dhe “spanjolli” Ivan Balliu, që padyshim njeh mirë kundërshtarët. Gjasula duhet të japë racionalitet, ndërkohë që Bare dhe Laçi shpejtësinë e duhur në një përballje të vështirë.

Sulmi i besohet talentit dhe forcës së Armando Brojës dhe Sokol Cikalleshit, ndërkohë që mungojnë emra si Uzuni dhe Manaj, por edhe talenti Asllani,  që mund të hyjnë në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos