Nëse mendoni se në verë nuk do të ketë futboll, pasi ndalen kampionatet dhe nuk ka as Botëror, jeni të gabuar.
Në fakt, në verë do të luhet Europiani i përfaqësueseve të krahinave që nuk njihen, mes të cilave është edhe Çamëria.






Turneu do të zhvillohet në 3-12 qershor, në Nisë të Francës.
12 ekipe, të ndara në 3 grupe, do të ndeshen për trofeun.
Kjo është pjesëmarrja e dytë e Çamërisë në këtë kompeticion.
Grupet janë si më poshtë:
Grupi 1: Kontea e Nisës, Osetia Jugore, Padania dhe Abkazia.
Grupi 2: Sapmi, Armenia Perëndimore, Dy Siçilitë dhe Artsakh.
Grupi 3: Çamëria, Toka e Szekely, Sardenja dhe Kornuoll. (A2 Televizion)