
Teuta rikthehet në shtëpi. Pas 8 muajsh pritje, bregdetaret rikthehen të luajnë në Niko Dovana. Lajmin e ka bërë publike vetë faqja zyrtare e klubit e cila me anë të një postimi I komunikoi tifozëve lajmin e shumëpritur.
Bregdetarët nuk luanin në “Niko Dovana” që prej korrikut të vitit të kaluar, për shkak të rregullimit të fushës dhe tashmë çdo gjë ka përfunduar dhe impianti është gati për të pritur ndeshje zyrtare. Inaugurimi i fushës së re pritet të bëhet këtë të mërkurë në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës përballë Laçit.
Në fund, klubi i bëri thirrje tifozëve që të vijnë në stadium për të mbështetur ekipin në një ndeshje vendimtare për sezonin. (A2 Televizion)