
Shqipëria luan sot kundër Spanjës në Barcelonë, në kuadër të miqësores së parë për muajin mars. Skuadra mbylli të premten përgatitjet dhe siç theksoi trajneri Edy Reja, konkurrenca në çdo repart do të jetë e lartë.
Mirëpo kur kanë mbetur edhe pak orë nga kjo sfidë, trajneri ka në mendje 11 lojtarët që do të nxjerrë në fushë.
Porta do të mbrohet nga Tomas Strakosha, mbrojtja është formuar nga Hysaj e Balliu në krahë, ndërsa në qendër treshja Gjimshiti-Kumbulla-Ismajli. Në mesfushë ka një balotazh mes Klaus Gjasulës dhe Kristian Asllanit, ndërsa të sigurt e kanë vendin Keidi Bare dhe Qazim Laçi.
Në sulm, përveç Armando Brojës, do të jetë me shumë gjasa Sokol Cikalleshi që ka bindur teknikun italian më shumë se Myrto Uzuni, apo Rei Manaj. Dueli do të luhet sot në orën 19:45. (A2 Televizion)