Tjetër sfidë me jetën, pas dy vitesh, Mihajlović i rikthehet sëmundja e leucemisë

Nga A2 CNN
26 Mars 2022, 16:22 | Futboll
Tjetër sfidë me jetën, pas dy vitesh, Mihajlović i rikthehet

Pas dy vitesh, Sinisha Mihajlovic po kalon një tjetër sfide të vështirë në jetën e tij. Trajnerit serb i është rikthyer serish sëmundja e leucemisë. Lajmin e bëri publikë vetë 53-vjeçari, i cili në një intervistë për mediat italiane, pranoi se do të shtrohet së rish në spital për të nisur terapitë dhe do të mungojë në disa ndeshje të kampionatit italian.

“Fati donte qe kjo sëmundje të rikthehej serish tek unë. Në fillim të javës së ardhshme nuk do të jem përkrah skuadrës pasi duhet të nis terapitë. Ndryshe nga më parë jam më i qetë. E di se çfarë duhet të bëj dhe situata është ndryshe. Kam forcë për ta mposhtur”, u shpreh ndër të tjera Mihajlovic. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos