Agjencia Europiane e Barnave miraton vaksinën e Pfizer, mund të nisë shpërndarja

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 15:22 | Bota
Agjencia Europiane e Barnave miraton vaksinën e Pfizer, mund të

Agjencia Europiane e Barnave, më pas edhe Komisioni Europian, miratuan të martën në Amsterdam vaksinën e krijuar nga Pfizer dhe Biontech.

Bëhet fjalë për vaksinën e parë kundër COVID-19 që autorizohet për përdorim emergjent në vendet e Bashkimit Europian.

Takimi, me dyer të mbyllura, u zhvillua një javë pasi rregullatorët e Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Zvicrës miratuan përdorimin emergjent dhe nisjen e fushatave të imunizimit masiv. Vaksinimi, fillimisht i stafit mjekësor dhe të moshuarve, po bëhet në mënyrë vullnetare dhe falas në këto shtete.

Pas këtij vendimi, imunizimi i qytetarëve ndaj Covid-19 në vendet anëtare të BE-së do të nisë nga 27 dhjetori. Brukseli u ka bërë thirrje 27 shteteve të bllokut që të bëjnë gati planet dhe infrastrukturën për fushatat e vaksinimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos