“Agresioni rus nuk ndalet në Ukrainë, synimi është Europa”

Nga A2 CNN
10 Prill 2022, 10:25 | Bota
“Agresioni rus nuk ndalet në Ukrainë, synimi është

Gjatë mesazhit më të fundit drejtuar kombit, presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh se agresioni rus nuk ka si synimi vetëm Ukrainën, pasi sipas tij objektivi kryesor është e gjithë Europa.

Kreu i shtetit ukrainas, përsëriti thirrjen ndaj Perëndimit që të vendosë një embargo totale ndaj produkteve ruse të energjisë dhe kërkoi më shumë armatime për të vijuar luftën. Sipas tij, përdorimi i forcës nga Rusia është një katastrofë që do t’i godasë të gjithë pa përjashtim.

Më tej, Zelensky shprehu besimin se Ukraina është e gatshme për një betejë të ashpër, në një kohë që trupat ruse po rigrumbullohen në lindje të vendit.

“Kjo ka për të qenë një betejë e fortë, por ne besojmë se do të fitojmë. Jemi të gatshëm që njëkohësisht të luftojmë dhe të kërkojmë për mënyra diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte”, u shpreh Zelensky.

Sipas negociatorit, Mykhailo Podolyak, presidenti Zelensky nuk do të takohet me homologun rus, Putin deri sa Rusia të mundet dhe në lindje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos