Bashkimi Europian rihap ambasadën në Kiev

Nga A2 CNN
10 Prill 2022, 10:02 | Bota
Bashkimi Europian rihap ambasadën në Kiev

Bashkimi Europian ka rihapur ambasadën e saj në Kiev, të cilën e zhvendosi përkohësisht në Poloni pas nisjes së ofensivës së Rusisë në Ukrainë.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell e paralajmëroi hapjen e përfaqësisë diplomatike gjatë një vizite në Ukrainë më herët gjatë kësaj jave.

Pasi foli me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal,  Borrell tha se ata ranë dakord të përshpejtonin përgatitjet për Këshillin e ardhshëm të Asociimit BE-Ukrainë, që do të zhvillohet në të ardhmen e afërt.

Matti Maasikas, kreu i delegacionit të BE-së në Ukrainë, postoi një foto të flamurit të BE-së jashtë delegacionit në Kiev, duke sinjalizuar kthimin e misionit diplomatik.

Italia gjithashtu synon të rihapë ambasadën e saj në Kiev menjëherë pas Pashkëve, tha të shtunën Ministri i Jashtëm i saj Luigi Di Maio. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos