Banorët e Thumanës të akomoduar në Shëngjin pas shkatërrimit të banesave nga tërmeti, do të vijojnë të qëndrojnë në hotele derisa të zgjidhet çështja e banesave me qira.
Banorët thonë që vetë kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, i kishte premtuar diçka të tillë më parë.
“Ai na tha që kush ka mundësi të gjej një shtëpi dhe të largohet, kush nuk ka mundësi të vij në bashki ta ndihmojmë”, thotë njëra prej tyre, duke mohuar se i është dhënë një afat deri në 3 janar.
Për A2 CNN banorët deklarojnë se bonusi për banesat nuk është zgjidhje dhe se e kanë të pamundur të sigurojnë një shtëpi në këtë situatë, ndaj kërkojnë ndihmë nga autoritet shtetërore. (A2 Televizion)