Trafiku i kanabisit, konfiskohen pasuritë e Moisi Habilajt

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 12:22 | Kronikë
Trafiku i kanabisit, konfiskohen pasuritë e Moisi Habilajt

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të konfiskojë pasuritë e Moisi Habilajt, i dënuar në Itali dhe Shqipëri për trafik të lëndëve narkotike.

Gjykata pranoi në këtë mënyrë kërkesën e SPAK për të konfiskuar asetet me vlerë 82 milionë lekë të Habilajt.

Pasuria e konfiskuar përmban prona të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të Moisi Habilajt dhe të afërmve të tij.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor Moisi Habilajn për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal dhe e ka dënuar me 10 vite burg.

Grupi i Habilajve u gjykua dhe u fajësua edhe nga drejtësia italiane lidhur me trafikun e kanabisit, por Moisi Habilaj u arratis nga masa e “arrestit shtëpiak” para se dënimi të merrte formë të prerë. 

Pasuritë e konfiskuara

  1. Pasuria 27/131-ND Z.K. 8605, vol.10 fq.32, e llojit ndërtesë me sipërfaqe 156m², e cila figuron në pronësi të shtetasit A. H. , i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.2688 Rep dhe 1787/2 Kol. datë 12.09.2014. 
  2. Pasuria 27/154-G, Z.K.8605, vol.37 fq.38, e llojit garazh me sipërfaqe totale 514m², e cila figuron në pronësi të shtetasit A. H. , i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.2689 Rep dhe 1788/2 Kol. datë 12.09.2014.
  3. Pasuria 18/103-N9, Z.K.8604, vol.29 fq.9, e llojit apartament me sipërfaqe totale 285m², e cila figuron në pronësi të shtetasit A. , M. dhe F. H. , të cilët e kanë blerë me kontratën e shitjes Nr.2698 Rep dhe Nr.1345/1 Kol. datë 04.07.2011.
  4. Pasurinë 21/7-N3/2, Z.K.8603, vol.61 fq.250, e llojit njësi me sipërfaqe totale 136 m², e cila figuron në pronësi të shtetasit F. H. ; i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.390 Rep dhe 167 Kol. datë 08.03.2017.
  5. Automjeti me targë -XXXXXXX, e markës Audi, modeli A8, e vitit të prodhimit 2008. 
  6. Automjeti me targë - XXXXXXX, e markës Ford, Focus,e vitit të prodhimit 2002.  
  7. Automjeti me targë -  XXXXXXX, e markës Ford, Focus,e vitit të prodhimit 2000.  
  8. Automjeti me targë -  XXXXXXX, e markës Skod, Fabia, e vitit të prodhimit 2002.  

9.   Automjeti me targë -  XXXXXXX, e markës Fiat Bravo, e vitit të prodhimit 2007 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos