Ekzekutohet “Xhek Kasapi” i Kinës

Nga A2 CNN
3 Janar 2019, 14:57 | Bota

Një vrasës serial i cili ishte shpallur fajtor për përdhunimin dhe vrasjen e 10 grave dhe 1 vajze në veriperëndim të Kinës, është ekzekutuar nga autoritetet, raporton media shtetërore.

Gao Chengyong, 54 vjeç, i etiketuar si “Xhek Kasapi i Kinës” (vrasësi famëkeq serial i fundshekullit XIX në Britani) shënjestronte femrat që visheshin me të kuqe, të cilat i ndiqte deri në shtëpi ku më pas i përdhunonte dhe i vriste, shpesh duke u prerë edhe fytin. Vrasjet raportohet të jenë kryer të gjitha në periudhën 1988 – 2002. Mes viktimave, edhe një vajzë vetëm 8-vjeçare.

Ai u arrestua vetëm në vitin 2016, por mënyra se si erdhi arrestimi është e pazakontë, pasi u kap për shkak të një krimi të kryer nga një i afërm i tij. ADN-ja e xhaxhait të tij u mor për një krim të vogël që ai kishte kryer dhe hetuesit zbuluan se ishte e ngjashme me atë të vrasësit serial që po kërkonin, duke i drejtuar ata tek Gao, i cili mori më në fund dënimin me vdekje në mars të vitit të kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos