Betohet Kongresi i ri në SHBA, rekord për diversitet

Nga A2 CNN
3 Janar 2019, 17:43 | Bota
Betohet Kongresi i ri në SHBA, rekord për diversitet

Grupi i ligjvënësve amerikanë i zgjedhur në nëntor theu disa tabu përpara se të shkelte në Uashington. Gjatë ceremonisë së betimit, u panë gra më shumë se kurrë më pare në Dhomën e Përfaqësuesve.

Kongresi i 116-të gjithashtu theu rekordin për numrin e lartë të anëtarëve të komunitetit LGBT. Përveç këtij fakti vendos rekord edhe për numrin më të lartë të ligjvënësve me ngjyrë dhe latinë.

Ndër të tjera, Kongresi i 116-të mirëpret edhe gruan e parë indigjene amerikane, gruan e parë myslimane dhe gruan më të re në moshë të zgjedhur ndonjëherë në Kongres.

Ligjvënësit e rinj pritet të vështirësojnë tej mase punën e administratës së presidentit Donald Trump. Republikanët fuqizuan pozitën në Senat, por humbën mazhorancën në Dhomën e Përfaqësuesve që tashmë drejtohet nga Demokratët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos