"Shutdown" vijon, Trump dhe demokratët nuk bien dakord

Nga A2 CNN
3 Janar 2019, 13:20 | Bota

Presidenti Trump nuk tërhiqet nga kërkesa e tij për 5 miliard dollarët për murin kufitar. Kur pyetet sa kohë do ta mbajë qeverinë e mbyllur ai përgjigjet kështu: “Për aq kohë sa do të duhet. Unë jam i përgatitur. Qytetarët e vendit mendojnë se kam të drejtë”.

Megjithatë, demokratët e sfidojnë. “Hap qeverinë ndërsa ne vijojmë debatin, gjë që është më e mira për sigurinë e kufijve tanë”, tha Chuck Schumer, senator demokrat.

Ndërsa kjo përplasje vijon, një figurë e lartë republikane kritikon Trump. “Shpresoja shumë që ai të ngrihej në këtë rast, të rriste nivelin e zyrës. Nuk mendoj se ai ndoqi atë front në mënyrën se si ndjek disa nga premtimet e tij”, tha Mitt Rromney.

“Përgjigja e presidentit për Charlottesville ishte diçka që më shqetësoi shumë. Mbështetja për Roy Morre në garën për Senatin ishte diçka që më shkaktoi shumë shqetësim. Gjithashtu edhe sulmi i tij ndaj mediave”.

Sidoqoftë, Presidenti shpreson të kapërcejë këtë moment me Romneyn dhe shpreson që të gjejë bashkëpunimin me të. Pavarësisht përplasjes, Romney pranoi disa nga politikat e administratës Trump, përfshirë ndërtimin e murit kufitar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos