Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një polici kufiri u shënua sot në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre, ndërsa raportohet se nga përplasja ka edhe një tjetër të lënduar, i cili mësohet se është shtetas serb.
Burimet bëjnë të ditur se një polic kufiri ka vdekur si pasojë e përplasjes së dy makinave, ku kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë. Polici që ka ndërruar jetë është Gazmir Zhuka, ndërsa uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.
“Lezhë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në Balldre, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin G. Zh., 46 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit ) dhe automjeti me drejtues shtetasin serb D. P., 30 vjeç. Si pasojë, ka marrë dëmtime të rënda fizike, shtetasi G. Zh. i cili është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmë mjekësore, por ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.” (A2 Televizion)
NJOFTIMI I POLICISË