Trafikimi i automjeteve, GJKKO e fajëson si anëtare të grupit kriminal, 8 vjet burg ish-polices

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 16:41 | Kronikë

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj 7 të akuzuarve si anëtarë të një grupi kriminal, që trafikonte automjete të vjedhura nga Kosova në Shqipëri. Mes të pandehurve të dosjes, të shpallur fajtorë ishin edhe tre ish-punonjës policie, ish-efektivja e operacionales, Vojsava Doda, ish-efektivi i Policisë së Kukësit, Endi Ahmetaj dhe ish-efektivi i Policisë Kufitare, Fatri Braha.

Doda u dënua me 8 vite burg për “trafikim mjetesh motorike” dhe “grup kriminal”, ndërsa Ahmetaj dhe Braha, përkatësisht me 5 vjet dhe 9 muaj burg vetëm për akuzën e “shpërdorim të detyrës”. Dënimi më i rëndë në këtë gjykim me 11 vite burg u dha për Selaudin Shahinin, si drejtues të kësaj ndërmarrjeje kriminale, ndërsa i pandehuri Aurel Shatri fitoi pafajësi.

Pasi e zhveshi nga të dy akuzat, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm tëtij. Sipas SPAK, në disa episode të pandehurit kanë futur në Shqipëri përmes pikë-kalimit kufitar të Morinës automjete të vjedhura në Kosovë.

Automjetet siguroheshin nga kontakte të të pandehurit Selaudin Shahini, ndërsa në momentin e kalimit në kufi, atyre iu montoheshin targa shqiptare, që iu përkisnin të tjera mjeteve. Në një nga episodet e provuara, në timonin e një mjeti të vjedhur “Golf7” ka qenë ish-efektivja e operacionales, Vojsava Doda, e cila ika kërkuar punonjësit policisë së kufirit të mos e regjistronte në TIMS, duke pretenduar se ishte në një operacion ndjekjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos