Humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë bashkëshortja

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2023, 17:36 | Kronikë
Humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë bashkëshortja

Ngjarje e rëndë në aksin Krumë-Kukës, aty ku si pasojë e një aksidenti rrugor ka humbur jetën një shtetase 61-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në vendin  e njohur si “Qaf Tobli”, aty ku për shkaqe ende për t’u përcaktuar shtetasi Z.S. ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Nga impakti ka humbur jetën pasagjerja e mjetit Volksvagen, shtetasja F.S që është edhe bashkëshortja e drejtuesit, ndërkohë që ai vetë ndodhet në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos