
Akuza ka kërkuar masën detyrim paraqitje për Denis Karafilin, personi i ndaluar të mërkurën e kaluar në Vlorë, pasi nuk iu bind shenjave të policisë për të ndaluar.
Në automjet ndodheshin edhe katër persona të tjerë, Inez Hajrulla, Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj, të cilët janë ende në kërkim.
Të gjithë këto persona dyshohet se janë pjese e një bande kriminale, ku kreu dyshohet Inez Hajrulla, ku akuzohen si autorë të një seri ngjarjesh.
Ne banesën e Olsi Kacelit dhe Denis Karafilit forcat e rendit gjeten veshje (uniforma) dhe radio si të Policisë, 1 jelek antipulmb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash si dhe fishekë, materiale që përdoreshin për aktivitetet e tyre.
Në gjykatë mbrojtja e 29-vjeçarit Karafili ka pretenduar se ai nuk ka qenë pjesë e përplasjes së të rinjve me policinë (A2 Televizion)