All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rrezikuan jetën e policëve duke tentuar të largoheshin, 1 në pranga e një në kërkim në Durrës

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2023, 12:43 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Policia në Durrës ka vënë në pranga dy të rinj që qarkullonin të armatosur. Bëhet e ditur se shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetitn e dyshuar tip “Ford” dhe i kanë dhënë shenjë për ndalim, por drejtuesi i automjetit, sapo ka parë shërbimet e Policisë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar. Siç njoftohet, ai ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë arrestuar në flagrancë O. V., 19 vjeç, pasagjer në automjet.

All - Paragraf - 3

Gjithashtu, në kërkim është shpallur A. A., 32 vjeç, banues në Manzë, i cili mundi të largohej duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrollit në automjet, efektivët e policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vijon puna për kapjen e drejtuesit të automjetit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos