Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e ish-bllokut ku janë përfshirë 1 motoçikletë dhe 3 makina. Fatmirësisht nuk ka viktima, por një prej mjeteve ka përfunduar në dyert e një dyqani.
Sipas dëshmitarëve, tragjedia është shmangur për çështje fati, ose më saktë për shkak të zgjatjes së fashës orare të daljes, pasi në pragun e dyqanit ku përfundoi njëri prej mjeteve zakonisht në ditët e fundit qëndronin shumë persona, në radhë për të blerë ushqime.
Sipas dëshmive, automjeti tip Volvo, duke ecur me shpejtësi mbi normat e lejuara, është përplasur me një makinë tjetër në kryqëzim, si edhe një motoçikletë. (A2 Televizion)