Po luante futboll në pyllin e Sodës, pezullohet shefi i Qarkullimit Rrugor në Vlorë

Nga A2 CNN
12 Prill 2020, 13:46 | Kronikë
Po luante futboll në pyllin e Sodës, pezullohet shefi i Qarkullimit

Një episod vërtet absurd ka ndodhur sot në Vlorë, teksa shefi i Qarkullimit Rrugor në atë qytet, Rustem Plaka, është shkarkuar nga detyra nga Drejtori i përgjithshëm i Policisë sepse si pa të keq po luante futboll bashkë me miqtë e tij, në total 10 persona, në pyllin e Sodës.

Një shembull jo i mirë ndërkohë që popullsia ndodhet në karantinë, por edhe i rrezikshëm nga kontakti midis personave.

Personat në fjalë tashmë do t’ i nënshtrohen karantinës me detyrim për periudhën 14-ditore,  përtej masave të tjera në vijim.

Një tjetër punonjës i Policisë, me inicialet G.F., është pezulluar për "dështim në përmbushjen e detyrave", sepse nuk ka marrë masë administrative ndaj “futbollistëve” të improvizuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos