
Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në zonën e njohur si “Pushimi i shoferit”, në aksin Lushnjë-Fier, ku si pasojë ka humbur jetën në spitalin e Lushnjës drejtuesi i një biçiklete.
Viktima sipas burimeve është përplasur me një automjet tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi A.D., i cili u shoqërua më pas në komisariat.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave. (A2 Televizion)