
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Kroaci.
Një makinë po priste në radhë për të kaluar kufirin kur u godit dhunshëm nga pas nga një automjet tjetër.
Mediat kroate kanë publikuar videon e aksidentit, ku shihet makina që vjen me shpejtësi të madhe dhe pa frenuar drejt traut të kufirit dhe godet mjetin që ishte i ndaluar.
Nga ky aksident kanë mbetur 3 persona të plagosur rëndë. (A2 Televizion)